Rama mirëpret studentë ndërkombëtarë për diskutim mbi të drejtat e njeriut
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot një grup prej 100 studentësh nga programet master të Vjenës dhe Venecias, të cilët studiojnë të drejtat e njeriut dhe demokratizimin.
Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat aktuale politike dhe çështjet e të drejtave të njeriut në nivel global. Rama theksoi rëndësinë e rolit të rinisë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi për ndryshime pozitive.
“Është frymëzuese të dëgjosh ide dhe perspektiva nga të rinj të talentuar nga e gjithë bota,” deklaroi Rama duke vlerësuar përkushtimin e tyre për një të ardhme më të mirë. /Kosova.info/
