Delirium diletantesk!

Shkruan: Albert PRENKAJ

Personat e zakonshëm jetojnë në gjendje normale dhe ky normalitet përbëhet nga zakonet ditore si dhe nga normat morale dhe ato ligjore.

Ky është konsitutucioni organizmit shoqërorë të personit, i cili ofron normalitetin dhe parashikueshmëri të mënyrës së jetesës, e që i mundëson atij/asaj të krijoj komunikim me njerëz të ngjashëm – anëtarët e familjes, fqinjët apo dhe kalimtarët në rrugë. E tërë kjo mbështetet nga tërësia e rregullave konvencionale dhe nga rregullat e angazhimit (rules of engagement).

Në raste, njeriu kalon përtej limiteve të konvencionales dhe rregullave të angazhimit. Në raste, në gjendje të intoksifikuar (alkool, narkotik e pushtet të pakufi) ai/ajo injoron normat evidente dhe rregullat.

Varësisht nga niveli i edukimit dhe arsimimit, ai/ajo mund të ndjejnë turpin agonik, të ndjehet në siklet, apo të ndien dhimbje për marritë e shkaktuara gjatë, të quajmë, “gjendjes së veçantë”. Duke e sjellur vetveten në këtë gjendje arrin shkallën e deliriumit në të cilën gjendje personi, e humb sensin e përgjegjësisë për të ardhmen. Me këtë çdo veprim dërgon tek hiqgjëja.

Sistemi normativ, apo norma bëjnë punën e vet vetëm kur pesoni parashikon të ardhmen si projekt konkret, por atëherë kur nuk ka të ardhme, normat e humbin qëllimin.

Natyrisht, personi apo subjekti politik, e në veçanti ai/ajo që merr përgjegjësi, nuk mund të krahasohet me një person të zakonshëm, posaçërisht kur kemi të bëjmë me gjendjen e tij/saj psikologjike.

Nëse flasim në mënyrë metaforike për politikën, gjendja e intoksinuar dhe refuzimi i sistemit normativ dallohet si kalim në “gjendje të posaçme”. “Gjendja e jashtzakonshme”, sipas Giorgio Agemben, “nuk është kaosi që i paraprinë rendit por është më shumë një situatë që rezulton me suspendimin e rregullit.”

Për fuqinë vendimarrëse është autoriteti ai i cili shpallë gjendjen e veçantë, dhe për pasojë ndalon veprimet e ligjit dhe sistemit normativ. Dhe është keq kur autoriteti e bënë këtë në mënyrë sistematike. Është edhe më keq “kur nuk mund të veproj kohë pas kohe sipas ligjit” dhe faktikisht nuk merr parasyshë asnjë ligj, fare, asnjë normë moralo-polotike, asnjë veprim të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi karshi qytetarit dhe interesit shtetërorë ndërkombëtarë.

A nuk është rast i tillë qytetari Albin Kurti? Në vend të rregullit dhe ligjit, paraqitjet e tija publike tashmë edhe ndërkombëtare sjellin brutalitetin si anti normë e re.

Anomia ideore, politike dhe ligjore, si dhe veprimet e padobishme të elitës në pushtet po shkaktojnë dëme enorme historike.

Gjendja e veçantë tashmë është shndërruar në formë të veçantë të realitetit dhe ka kaluar në kredo të pushtetit. Nga këtu na del deliriumi politik. Sipas Hobbes-it dhe John Lock, kjo shkakton “ropturë të kontratës sociale”. Në sytë e qytetarëve shteti në këto kondita humb disa nga tiparet duke krijuar ndjenjën e humbjes së përkatësisë/pronësisë.

Deliriumi politik shkaktohet nga autoritarizmi arbitrarë, ai ka tendenca të jetë egzekutues i gjendjes që pajtohet dhe u del zot abuzimeve, duke filluar nga ato administrative, juridike, gjyqësore, konsitucionale dhe përfundimisht politike.
Është dalje nga konturat e logjikës dhe orjentimit shtetërorë, në kërkim të idesë “prodigy”.

Kostoja?
Izolacionizëm, disfunkcionalizëm, fatigë, valë të reja mërgimtarësh modern, përmbytje strukturore e sistemike, dezorientim politik ndërkombëtarë.

Go to TOP