Solskjaer merr drejtimin e Besiktas

Besiktas ka emëruar ish-trajnerin dhe sulmuesin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, si trajner të ri të skuadrës, ka njoftuar klubi turk të shtunën.

Norvegjezi ka pranuar një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër. Ky është roli i tij i parë si trajner që prej largimit nga Manchester United në vitin 2021.

Besiktas, që ka fituar titullin e Superligës turke gjashtëmbëdhjetë herë, aktualisht renditet në vendin e gjashtë në tabelë. Skuadra ka qenë pa një trajner që nga largimi i Giovanni van Bronckhorst në nëntor. 

“Ne besojmë se Ole Gunnar Solskjaer do të japë një kontribut të rëndësishëm për klubin tonë dhe e mirëpresim ngrohtësisht në familjen e Besiktas, duke i uruar shumë suksese”, thuhet në deklaratën e Besiktas.


Go to TOP