Al Hilal gati për ta transferuar Mohamed Salah në verë
Al Hilal është i gatshëm ta transferojë Mohamed Salah gjatë verës, nëse ai vendos të largohet nga Liverpool.
Sipas “Sky Sports”, klubi saudit po përgatit një kontratë të majme për yllin egjiptian, në rast se ai dëshiron të largohet nga Evropa dhe të bashkohet me kampionatin e Arabisë Saudite. “Al Hilal po kërkon një emër të madh për ta zëvendësuar Neymar”, ka shkruar media angleze.
Vetë egjiptiani ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, duke synuar të mbyllë kapitullin e tij në “Anfield” me një sukses të madh.
Ditë më parë, ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, kishte thënë se shpreson që Salah do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit anglez, pavarësisht paqartësive që rrethojnë të ardhmen e tij.
