Rama: Kamionë të rinj për KRM “Pastrimi” për një Prishtinë më të pastër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti po ofron kamionë të rinj për KRM “Pastrimi”, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe pastrimin e qytetit.

Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një standardi më të lartë të pastërtisë dhe krijimit të një mjedisi më të gjelbër dhe të qëndrueshëm për qytetarët. “Ndryshimet po ndodhin dhe Prishtina po transformohet në një qytet model,” deklaroi ai.

Kamionët e rinj pritet të ndihmojnë në efikasitetin e shërbimeve të pastrimit dhe përballjen me sfidat e grumbullimit të mbeturinave në zonat urbane dhe rurale të kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP