Abdixhiku: Në Milloshevë, pritja madhështore dëshmon se ndryshimi po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim madhështor në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku u mirëprit me entuziazëm nga banorët e zonës.

Në një mesazh të shpërndarë përkrahësve, Abdixhiku theksoi se kjo fushatë është kthyer në një “kryengritje të djathtë kombëtare” duke reflektuar aspiratën e popullit për ndryshim.

Ai shtoi se mbështetja që po merr LDK në të gjitha anët e Kosovës dëshmon se ndryshimi është i pashmangshëm dhe i pandalshëm.

“LDK dhe populli janë tashmë një,” deklaroi Abdixhiku duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar tubimet dhe takimet në çdo qytet dhe fshat të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP