Policia në Shtime nis fushatën vetëdijesuese `THUAJ JO DROGËS`
Policia e stacionit në Shtime ka nisur një fushatë vetëdijesuese në kuadër të projektit “Thuaj Jo Drogës”, duke shpërndarë fletushka informuese në qytetin e Shtimes.
Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të substancave narkotike.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin negativ të drogës në shoqëri dhe të promovojë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe pa substanca narkotike.
Pjesë e aktiviteteve është informimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe shpërndarja e materialeve edukative, që theksojnë rëndësinë e parandalimit të këtij fenomeni.
Përmes kësaj nisme, institucionet tregojnë përkushtimin për të luftuar dhe parandaluar fenomenet negative në komunitet, duke i orientuar qytetarët drejt zgjedhjeve të shëndetshme dhe jetës pa ndikim nga droga.


