Ministri Murati i përgjigjet kryetarit të Prishtinës Pëparim Rama

Ministri i Ministri i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës Pëparim Rama.

Murati, ka publikuar një grafikon përmes së cilit thotë se në tri vjetët e fundit ka pasur rritje të mbështetjes financiare të Qeverisë karshi Komunës së Prishtinës.

 Por ai akuzoi komunën e udhëhequr nga Përparim Rama se e mbyll vitin me suficit. Ky reagim i Muratit vjen pasi kryetari i Prishtinës, Rama, në një konferencë për media akuzoi Qeverinë se nuk po e mbështet për projektet madhore të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook, ministri i Financave ka thënë se Komuna e Prishtinë në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit. /Kosova.info/


Go to TOP