Prishtinasit nën ritmin e muzikës e fishekzjarrëve, pritën 2025-ën

Prishtina mirëpriti vitin 2025 me një spektakël dritash, fishekzjarrësh dhe shpresash të reja.

Natën më të gjatë të vitit, qindra qytetarë vendosën ta kalojnë në zemër të kryeqytetit. Turma e njerëzve nisi nga Kuvendi i Kosovës deri te Katedralja “Nënë Tereza”.

Sikur të gjitha rrugët çonin në vendin që për ditë të tëra solli magjinë e festave të fundvitit, duke u cilësuar po ashtu si marketi i Krishtlindjes, më i madhi e më i bukuri në rajon.

Shkëlqimi i dritave, muzika e përzgjedhur e shtëpizat prej druri, ku ngrihej dolli mbi dëshira të shumta, ishin spektakël në vete.

Masat e sigurisë ishin marrë në kohë, policia ishte gjithandej. Pritjet për vitin 2025 janë nga më të ndryshmet edhe planet po ashtu.

Derisa po numëronim minutat e fundit të 2024-s, shijuam çokollatën e nxehtë, pija e dytë më e kërkuar pas verës së vluar.

Numërimin mbrapsht e filloi kryetari i Komunës, Përparim Rama. Qielli u ndriçua.

Është momenti i dritave e fishekzjarrëve, simbol i gëzimit, shpresës dhe fillimeve të reja.

Festa që zgjati deri në agim për prishtinasit, ishte një fillim për dëshira e sfida të reja.

Go to TOP