Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm

Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti në Pejë.

Në seancën e së martës, Lajçi pranoi fajësinë për vrasjen e gruas së tij.

Ai në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.

“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër tij  i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.


Go to TOP