Abdixhiku: 40 mijë mbështetës të mërgatës, hapi i parë drejt fitores elektorale të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj mërgatës shqiptare për përkrahjen e jashtëzakonshme në procesin e regjistrimit për votim, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt fitores së parë elektorale të partisë.
“Plot 105,000 qytetarë janë regjistruar deri tani, përfshirë 40,000 mbështetës tanë të devotshëm. Ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj në këtë proces demokratik dhe për ringritjen e djathtë tuajën. LDK sot ka arsye për festë!” tha Abdixhiku, duke theksuar se ky entuziazëm shënon ndryshimin që vendi ka pritur prej kohësh.
Ai ftoi të gjithë të regjistruarit që të ndjekin kanalet zyrtare të partisë për informacione rreth procesit të votimit, duke theksuar se çdo votë është jetike për të sjellë ndryshimin e kërkuar.
Sipas Abdixhikut, mbështetja e mërgatës është një tregues i qartë i besimit në programin dhe vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës. “Sonte festojmë, por nesër nisim punën për ta shndërruar këtë mbështetje në fitore elektorale,” përfundoi ai.
Ky zhvillim e konsolidon LDK-në si një nga pretendentët kryesorë për zgjedhjet e ardhshme, me një bazë të gjerë mbështetjeje që përfshin të gjitha etnitë dhe grupmoshat. /Kosova.info/
