E sulmoi fizikisht ish-gruan e tij e cila kishte urdhër mbrojtës – Arrestohet i dyshuari në Gjilan
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur se në Gjilan është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.
Në raportin e PK-së shtohet edhe se viktima ka pasur urdhër mbrojtës.
‘‘Gjilan 23.12.2024-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare edhe pse viktima ka pasur urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.
