Mbahet turneu memorial i pingpongut në nder të Enver Halilaj e Altin Haskaj

Në nderim të jetës dhe veprimtarisë së dëshmorëve të kombit, Enver Halilaj dhe Altin Haskaj në Irzniq të Deçanit është organizuar Turneu Memorial i Pingpongut.

“Qëllimi themelor është t’i nderojmë heronjtë e kombit, ata që na kanë mundësu që sot ne të jemi të lirë. Prandaj ne nuk duhet t’i harrojmë vlerat e luftës, nuk duhet ta harrojmë gjakun e derdhur të luftëtarëve të lirisë. Për këtë arsye ne cdo vit organizojmë aktivitete të ndryshme në nderim të heronjve të kombit”, deklaroi Zeqë Malaj, organizator.

Ky turne me karakter garues, para së gjithash është mundësi e pjesëmarrjes dhe zbulimit të talenteve të rinj në komunën e Deçanit dhe jo vetëm.

“Në këtë turne sot marrin pjesë grupmosha të reja kategoria meshkuj dhe femra, lojtarë që luajnë në ekipe të ndryshme nën ombrellën e Federatës së Pingpongut”, tha Qamil Vishaj, Trajner i KP Pejë.

“Shumë të rinj kanë mundësi me shpreh aftësitë e veta  talentin e tyre në ping pong, andaj edhe si event është shumë i qëlluar edhe për të rinjtë edhe për ne. Organizmi është i mirë ”,  deklaroi sportisti Avdyl Çeku.

“Për ne vërtet është kënaqësi e madhe të jemi pjesëarrës në këtë turne të madh kushtuar dëshmorëve tanë Ennver Halilaj dhe Altin Haskaj”, u shpreh në anën tjetër Burim Kuçi, kryetar i KP ”Juniku”.

Turneu memorial në pingpong “Enver Halilaj dhe Altin Haskaj” është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj dhe OVL për Dukagjin.

Për kontribut të veçantë në prezantimin dhe afirmimin e këtyre vlerave, për 11 vjet radhazi, mirënjohje e veçantë i është ndarë edhe Radiotelevizionit të Kosovës.


Go to TOP