Musk: Starlink tani i disponueshëm edhe në Kosovë
Elon Musk, ka njoftuar se interneti me shpejtësi të lartë Starlink tani është i disponueshëm edhe në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë autorizuar kompaninë amerikane, Starlink, për ofrim të internetit satelitor në Kosovë.
Ndërsa tani kompania në pronësi të miliarderit Elon Musk ka njoftuar se shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë janë të disponueshme në Kosovë që sot.
Kjo u konfirmua edhe nga vetë Musk në X. /Kosova.info/
Starlink now in Kosovo https://t.co/GFxBRn3geL
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2024
