Po bëhet çmos që Kosova të duket islamike, atëherë pse iu tërheq Evropa e krishterë
Shkruan: Gjon KEKA
Po bëhet çmos si nga pushtetarët ashtu edhe nga një pjesë e popullit që Kosova të duket sa më islamike , e në anën tjetër i tërheq Evropa dhe duan e vrapojnë të gjithë kah vendet e civilizuara e të zhvilluara Evropiane.
Pasi aq shumë doni të jeni islamik e të jeni vëllezër me turq, pse nuk iu tërheq asnjë vend islamik,por vetëm në Evropën e krishterë.
Së shpejti Europa do të udhëhiqet nga parti që nuk duan ideologjinë islamike në trojet evropiane, kështu që edhe Kosova nuk do të mund të ketë vend aty me një ideologji të tillë.
