Prestreshi: pas 14 vjetësh përfundon regjistrimi i pasurisë jo financiare të Komunës së Prishtinës
Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar, Komuna e Prishtinës ka përfunduar regjistrimin e pasurisë së saj jo financiare për herë të parë pas 13 viteve.
Sipas përgjegjësit, Valon Prestreshi, ky proces, ka rezultuar në evidentimin, vlerësimin dhe regjistrimin e mbi 120,000 artikujve të pasurisë së Komunës.
“Kjo është një arritje e rëndësishme për Kryeqytetin, pasi tani kemi një pasqyrë të qartë mbi vlerën e pasurisë sonë jo financiare. Ky proces u realizua nën udhëheqjen tonë dhe falë punës së shkëlqyer të ekipit të angazhuar,” deklaroi Prestreshi.
Përfundimi i këtij regjistrimi pritet të ndihmojë Komunën në optimizimin e shfrytëzimit të pasurisë publike dhe rritjen e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve. /Kosova.info/
