Osmani në Washington D.C takoi kongresistin republikan Pete Sessions

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, ku po qëndron për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions.

Osmani, në një postim në Facebook, ka njoftuar se ka takuar një mik të shqiptarëve i cili ka konfirmuar përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë.

“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C. Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani, sot është takuar edhe me senatorin republikan Thom Tillis në Washington D.C, ku po qëndron për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve. /Kosova.info/

Go to TOP