Jashari në takimin e 22-të të KLSP: bashkëpunimi, kyçë për sigurinë e qytetarëve

Vedat Jashari, nga Departamenti i Rinisë pranë MKRS-së, mori pjesë në takimin e 22-të të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP), ku u diskutuan prioritetet dhe sfidat në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies për qytetarët e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Jashari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për adresimin efektiv të sfidave të sigurisë.

Ai falënderoi institucionet e sigurisë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të përditshëm në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt dhe më të bashkuar.

“Bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë,” u shpreh Jashari.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e strategjive të përbashkëta duke pasur qëllim, përmirësimin e sigurisë dhe të mirëqenies së qytetarëve në të gjitha komunat e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP