PDK mban tubim në Vjenë, Hamza i përshëndet pjesmarrësit nga Kosova: Faleminderit për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza i ka përshëndetur nga Kosova bashkatdhetarët që u mblodhën mbrëmë në Vjenë të Austrisë.
Hamza shkroi në Facebook se i falënderon ata për mbështetjen dhe angazhimin për Kosovën.
“Bashkatdhetarët në Austri 🇽🇰🇦🇹 Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën”, shkroi ai.
“Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, shtoi Hamza.
Ai e anuloi udhëtimin për në kryeqytetin austriak pas situatës së krijuar së fundmi në vend.
