Abdixhiku: “Turneu i Ndryshimit” po na bashkon në rrugëtimin për një Kosovë më të mirë

Në një tubim entuziast të mbajtur në Malishevë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe energjinë që po e shoqëron “Turneun e Ndryshimit” anekënd Kosovës.

Abdixhiku vlerësoi mikpritjen e degës së LDK-së në Malishevë, kryesuar nga Fatmir Ademaj, si dhe prezantoi kandidatët për këtë komunë: Fatmir Ademajn, Fetah Rudin dhe Fatmir Kastratin.

“Ata janë përfaqësues të denjë të qytetarëve dhe të vendosur për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur,” tha Abdixhiku.

Ai theksoi se tubimet e këtij turneu nuk janë të zakonshme, por përfaqësojnë themelet e një Kosove të mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

“Më 9 shkurt, do të sjellim bashkë ndryshimin e madh për Kosovën,” përfundoi Abdixhiku duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje transformative. /Kosova.info/


Go to TOP