Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njoftim

Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrebeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KESCO të cilën kanë bërë të ditur se për këtë arsye numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm.

KESKO ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP