Sinani-Lulaj: Avokati i Popullit s’është gjendur përpara presioneve
Institucioni i Avokatit të Popullit këtë vit shënon 24 vjetorin e themelimit. Majlinda Sinani-Lulaj, zëvendëse e Avokatit të Popullit theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk është gjendur përpara presioneve qoftë politike apo të çfarëdoshme në kuptimin e përmbushjes së detyrës së vet e që sipas saj kjo është një diçka që duhet vlerësuar sepse janë në pozicion kritikues me të gjitha pushtetet në kuptimin që ata kanë pushtet ekzekutiv dhe gabimet bëhen.
Ajo në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se “roli i Avokatit është kritikues dhe korrigjues ‘prandaj ne nuk e bëjmë se duam por ky është rol prandaj jemi aty që sipas saj aty ku vërejmë qoftë zbrazëti qoftë gabime pa mbërri te ndëshkimi te sanksionet me gjetë mënyrën qysh me u korrigju gabimet rrugës’.
Sinani Lulaj pohoi se Institucioni i Avokatit të Popullit përveç ligjit kushtetutës dhe kompetencave që i jep kushtetuta, dhe ligjit që me të cili cilin rregullohet edhe organizimi i brendshëm ndahen kompetencat dhe përgjegjësitë ka edhe dy ligje tjera me të cilat përbëhet pakoja ligjore që e rrumbullakson kompetencën, ‘ligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe ligji për barazi gjinore dhe pastaj janë afro njëzet ligje tjera që në një mënyrë a tjetër i japin kompetencë institucionit avokatit të popullit’.
“Ky institucion nuk ka fuqi ekzekutive, ka fuqi të buta, është kompetenca e cila i është lënë roli që i është dhënë në raste të caktuara sipas specifikave të përcaktuara edhe në kushtetutë edhe ligje mundet me dërgu edhe në Gjykatë Kushtetuese raste kur vëren heton kur konstaton që ka shkelje të drejtave të njeriut”, shtoi ajo.
