Arrestohet i dyshuari për mashtrim, kishte 7 urdhëresa të gjykatës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që kërkohej me shtatë urdhëresa të gjykatës në Prishtinë.

“XH. P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej  pasi që i njëjti është dënuar me  burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”, njofton policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.


Go to TOP