Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllove të internetit nën Detin Baltik

Autoritetet finlandeze dhe ato gjermane i kanë njoftuar komandantët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ato që dinë rreth dëmeve ndaj dy kabllove kyç të internetit nën Detin Baltik.

Ministri gjerman i Mbrojtjes ka thënë se ekzistojnë dyshime për sabotim.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Olena Abramovych, shpjegon nga Finlanda se incidentet kanë ndodhur në kohën kur NATO-ja po mban manovra ushtarake në vendin nordik.


Go to TOP