Partia Liberale Egjiptiane dënon sulmin në Ferizaj si akt të papranueshëm të dhunës etnike

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka dënuar ashpër një sulm të dhunshëm të ndodhur në Ferizaj, ku një person me përkatësi etnike shqiptare ka plagosur katër qytetarë me thikë, duke përfshirë dy vajza të mitura dhe dy të rritur nga komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.

PLE ka shprehur shqetësim të thellë, veçanërisht pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për motive etnike.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, ka kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet kosovare për të garantuar drejtësi dhe për të forcuar masat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se racizmi nuk ka vend në shoqërinë kosovare. /Kosova.info/


Go to TOP