Ibrahimi: Mbi 10 komuna kanë minus mjete financiare në kategorinë për paga, kjo mund të ketë pasoja
Drejtor i ASK-së, Sazan Ibrahimi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se gjatë muajit nëntor mbi 10 komuna të Kosovës kanë minus mjete financiare në kategorinë për paga.
Ai është shprehur se nëse qeveria nuk intervenon, kjo mund të ketë pasoja në fund të muajit nëntor dhe sipas tij, ka mundësi që në disa komuna zyrtarët komunal të mos pranojnë pagat, përcjell Klankosova.tv.
“Bazuar në argumente, del se gjatë muajit nëntor mbi 10 komuna të Republikës së Kosovës kanë minus mjete financiare në kategorinë për paga dhe kjo mund të ketë pasoja në fund të muajit nëntor, ku ka mundësi që në disa komuna zyrtarët komunal të mos pranojnë edhe pagat, nëse qeveria nuk intervenon”.
“Mirëpo, situata do të përkeqësohet edhe në muajin dhjetor, në bazë të informacioneve që kemi nga komunat e Republikës së Kosovës, me këtë problem do të ballafaqohen mbi 25 komuna”, është shprehur tutje Ibrahimi.