Votimet vazhdojnë vetëm edhe në dy shtete

Qendrat e votimit janë mbyllur gati në të gjitha shtetet, përveç në Havaje dhe në Alaskë.

Më shumë se gjysma tashmë i kanë shpallur edhe rezultatet, të cilat, deri më tash, janë në përputhje me pritjet.

Trump ka mbajtur kontrollin në shtetet tradicionalisht republikane, ndërsa Harris në bastionet e demokratëve.

Deri më tash, asnjë prej shteteve të papërcaktuara – Nevada, Arizona, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania – nuk i ka shpallur rezultatet.

Go to TOP