Rama dhe Ekipi i Prishtinës rinovojnë ish-Germian në qendër të artit bashkëkohor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, ka nisur mëngjesin me përkushtim duke mbikëqyrur përparimin e punimeve për rinovimin e objektit të ish-Germias.

“Ky projekt transformues synon të shndërrojë një ndërtesë të braktisur në një qendër për artin bashkëkohor, një hapësirë ku artistët vendorë dhe ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të shfaqin veprat e tyre dhe të lidhen me publikun”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se, ky investim jo vetëm që kontribuon në zhvillimin e imazhit të Prishtinës si një kryeqytet kulturor, por edhe krijon një dialog të ri kulturor që pasuron skenën artistike të qytetit. /Kosova.info/

Go to TOP