Rama pret eurodeputetët e Komisionit të Stabilizim-Asociimit, shmang takimin me Belerin

Takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri po mbahet sot dhe nesër në Tiranë mr pjesëmarrës 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar.

Si pjesë e delegacionit Europian Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri nën petkun e eurodeputetit grek. Beleri qëndroi për disa minuta në pritje në derën e Kryesisë së Kuvendit, pasi shkoi me vonesë në takimin e organizuar.

Sipas burimeve Rama ka shmangur një takim me Belerin, ndonëse ky i fundit ditët e fundit ka zbutur tonet kundrejt kryeministrit të Shqipërisë.

Go to TOP