Alban Hyseni emëron Rina Ahmetin si Këshilltare për Rini në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit të tij si Këshilltare për Rini. Ahmeti është një aktiviste e njohur dhe e përkushtuar ndaj politikave rinore dhe fuqizimit të të rinjve.

Hyseni theksoi se gjatë bisedës me Rinën ka vërejtur pasionin e saj për të fuqizuar të rinjtë dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet.

“Ahmeti beson fuqishëm se të rinjtë kanë potencialin për të bërë ndryshime pozitive dhe synon që, përmes këtij bashkëpunimi, të promovohen çështje që janë të rëndësishme për ta dhe të krijohen mundësi të reja për përparimin e tyre”, ka shkruar Hyseni.

Në një moment të përbashkët nga e kaluara, Hyseni kujtoi edhe pasionin e ndarë për basketbollin që nga rinia. /Kosova.info/

Go to TOP