Selmanaj: Albana Kastrati-Burri i bashkohet LDK-së në Prizren, fuqizim i radhëve me juristë të rinj

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i degës së Prizrenit, Driton Selmanaj ka mirëpritur juristen Albana Kastrati-Burri, e cila nga sot është anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

“Albana, me studime të përfunduara në nivelin Bachelor dhe Master në drejtësi nga Kolegji UBT, pritet të japë kontributin e saj në këtë parti. Me përgatitjen e saj profesionale dhe angazhimin si intelektuale, Albana synon të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së qytetit të Prizrenit dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se, Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e hapur për individë me ide dhe qëllime që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, duke synuar të jetë alternativa më serioze për udhëheqjen e Prizrenit dhe të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP