Milan e Monaco marrin fitore bindëse në Champions League

Milan ka arritur një fitore bindëse me rezultat 3-1 kundër Club Brugge në “San Siro”, ndërsa Monaco ka deklasuar Crvena Zvezden me rezultat 5-1 në “Stade Louis II”, në kuadër të Champions League.

Në ndeshjen e zhvilluar në Milano, Christian Pulisic e ka kaluar Milanin në avantazh në minutën e tridhjetë e katërt me një gol të shënuar direkt nga këndi, duke u dhënë italianëve epërsinë minimale deri në fund të pjesës së parë.

Noja është ndryshuar pas përjashtimit me karton të kuq të Onyedika në minutën e dyzetë, duke lënë skuadrën belge me një lojtar më pak. Megjithatë, Club Brugge ka barazuar në minutën e pesëdhjetë e një me golin e Sabbe, por Milan ka reaguar me Reijnders, i cili brenda dhjetë minutave, ka shënuar dy gola, duke vulosur fitoren përfundimtare 3-1.

VAR ka anuluar një gol të Chukwueze, duke e penguar rezultatin të ishte edhe më i thellë për italianët.

Në “Stade Louis II”, Monaco e ka dominuar Crvena Zvezden, duke fituar me rezultat 4-1. Minamino ka shënuar golin e parë për Monacon në minutën e njëzetë, ndërsa Zvezda ka reaguar shpejt duke barazuar me Ndiaye në minutën e njëzet e shtatë nga penalltia.

Megjithatë, skuadra franceze ka rikthyer epërsinë në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë me një gol të Embolo.

Në pjesën e dytë, Singo ka shënuar për Monaco në minutën e pesëdhjetë e katërt, ndërsa Minamino ka realizuar edhe golin e tij të dytë në minutën e shtatëdhjetë.

Në minutën e gjashtë të kohës shtesë Akliouche e ka shënuar golin e fundit për skuadrën franceze. 

Fitorja e Monaco mund të kishte qenë më e thellë, por VAR ka anuluar një tjetër gol të Embolo.

Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera në kuadër të këtij kompeticioni. 


Go to TOP