Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë

Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian

Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.

U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania.

Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.

Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë.

Të tjera delegime evropiane priten për zyrtarët kosovarë të ndeshjeve në javët e ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP