Arrestimi i Çyrbjas, SPAK shpall në kërkim edhe një nga rrëmbyesit e Jan Prengës
Personi i tretë, përveç Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, për të cilin Prokuroria e Posaçme SPAK ka caktuar masë sigurie, është Altin Hajri.
Policia e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) nuk arriti të ekzekutonte masën ndaj tij, pasi ai nuk u gjet gjatë kontrolleve.
Në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi që çështja në ngarkim të Altin Hajrit të kalojë për gjykim.
Altin Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 dhe është gjykuar në mungesë, pasi nuk është arritur të gjendet. Grupi është ndarë në disa pjesë.
Festim Bixhdili është dënuar më herët me burgim të përjetshëm për të njëjtën çështje, dhe mbetet për t’u sqaruar roli i Altin Hajrit dhe Jurgis Çyrbjas në këtë rast.
