Resuli: Korrupsioni në programin IPARD kërkon ristrukturim urgjent për rikthimin e besimit në sektorin bujqësor
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar shqiptar, Ervin Resuli ka ngritur shqetësimin për situatën alarmante në sektorin bujqësor të Shqipërisë, ku korrupsioni dhe keqmenaxhimi i fondeve nga programi IPARD kanë ndikuar në dështimin e mbështetjes për fermerët dhe blegtorët.
Një raport nga OLAF zbulon se fondet janë ndërprerë si rezultat i abuzimeve duke ndikuar negativisht në mundësinë e zhvillimit rural.
Resuli bën thirrje për ristrukturim të plotë të administratës dhe ricertifikim të strukturave që menaxhojnë fondet, si dhe kthimin e 33 milionë eurove të keqpërdorura, në përpjekje për të rikthyer besimin e Bashkimit Evropian dhe për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. /Kosova.info/
Prev Post
Del autopsia e Liam Payne
