Konfindustria mbështet rregullimin e tregut të mikrokredive nga Banka e Shqipërisë: kërkon rishikim të licencave

Konfindustria ka shprehur mbështetjen e saj për nismën e Bankës së Shqipërisë për të rregulluar tregun financiar të shoqërive të mikrokredive.

Sipas Konfindustrisë, vonesat në veprimin rregullues të Bankës kanë shkaktuar shfaqje spekullative në tregun e mikrokredive, me ngjashmëri me kompanitë piramidale të viteve ’90 dhe tregun e “fajdeve”.

Kjo ka pasur pasoja të rënda për qytetarët, sidomos për shtresat më të varfra, duke rrezikuar stabilitetin social.

Konfindustria i ka bërë thirrje Bankës së Shqipërisë dhe agjencive të sigurisë kombëtare të rishikojnë licencat e shoqërive të mikrokredive, duke marrë parasysh origjinën e kapitalit dhe pronësisë së tyre, sidomos në rastet ku ato vijnë nga shtete kundërshtare të Shqipërisë dhe aleatëve të saj euroatlantikë. /Kosova.info/

Go to TOP