Zogaj: Finalizohet asfaltimi i rrugës ‘Nekibe Kelmendi’, një arterie kyçe për Prishtinën

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi për përfundimin e asfaltimit të rrugës ‘Nekibe Kelmendi’, një arterie e rëndësishme që pritet të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë infrastrukturën e qytetit.

Zogaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, jo vetëm banorët e zonës, por për të gjithë Prishtinën.

Ai falënderoi ekipet për punën e palodhur dhe qytetarët për durimin e treguar gjatë punimeve, duke shtuar se së bashku po ndërtojnë një Prishtinë më moderne dhe më praktike. /Kosova.info/

Go to TOP