Topanica: Politika pa vlera kulturore po i dëmton familjet dhe të ardhmen e Kosovës

Publicisti dhe anëtari i “Lista për familjen”, Imer Topanica, ka ngritur shqetësimin se tranzicioni politik në Kosovë nuk është sinkronizuar me atë kulturor, duke krijuar një shoqëri me stereotipe të shtrembëruara për profesionet kryesore.

Ai thekson se në sytë e shumë qytetarëve, politikanët shihen si gënjeshtarë, mjekët si të poshtër, mësuesit përçmohen, gazetarët konsiderohen manipulues të së vërtetës, ndërsa avokatët janë të lidhur me të fuqishmit.

Sipas tij, kjo gjendje pengon progresin e vendit dhe kërkon një korrigjim të thellë që klasa aktuale politike nuk ka vullnet ta bëjë.

Topanica bën thirrje për ndryshime urgjente në emër të të ardhmes së fëmijëve dhe Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP