Rama promovon prodhimet vendore: thirrje për mbështetjen e fermerëve të mollëve në Prishtinë dhe Artanë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për konsumimin e prodhimeve vendore, duke veçuar mollët e shijshme dhe të shëndetshme të kultivuara nga fermeri prishtinas, Avniu.
Gjatë vizitës në plantacionet e tij në Artanë, Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes së fermerëve përmes blerjes së prodhimeve të tyre.
“Ne mbështesim fermerët përmes subvencioneve, por ndihma më e madhe vjen nga konsumimi i prodhimeve tona vendore,” deklaroi ai duke inkurajuar qytetarët të blejnë më shumë produkte vendore. /Kosova.info/
