Aksidenti në Veternik, Komuna: Rruga do të hapet pas 30 minutave

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas aksidentit të sotëm në Veternik janë krijuar kolona të gjata.

Në një postim në ‘Facebook’ u bë e ditur se ekipet përkatëse dhe policia janë në terren dhe se rruga do të hapet brenda 30 minutave

“Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave”,thuhet në njoftim .

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që të shmanget kjo zonë për momentin,dhe të përdoren rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin. /Kosova.info/


Go to TOP