Infermieri Enlirat Duraku ofron shërbime infermierore falas për banorët e Kodrës së Trimave

Infermieri Enlirat Duraku ka njoftuar banorët e Kodrës së Trimave se nga data 11 tetor 2024, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, do të ofrojë falas shërbimet e tij infermierore për ata që nuk kanë mundësi të vizitojnë qendrat e Mjekësisë Familjare dhe për të moshuarit mbi 60 vjeç.

Shërbimet përfshijnë injeksione, infuzione, pastrim plagësh, vendosje dhe ndërrim të kateterit urinar dhe kanulave.

Duraku është i gatshëm të kontaktohet në numrin +38349414734 çdo ditë pune. /Kosova.info/


Go to TOP