BE mbështet heqjen e kufizimit për mallrat serbe

Bashkimi Evropian mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kështu u shpreh zëdhënësi i BE-së Peter Stano, lidhur me vendimin e fundit te qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit pëe mallrat që vijnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë.

“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin,që të dyja nënkuptojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim për RTK-në.

Vendimi i qeverisë vjen një javë para mbajtjes së takimit në kuadër të procesit të Berlinit. Gjermania ka insistuar kohëve të fundit në heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia duke cilësuar se kjo e dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe vet Procesin e Berlinit.

Samiti i Procesit të Berlinit do mbahet më 14 tetor, ku do shënohet dhjetëvjetori i kësaj nisme e cila ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis gjashtë shteteve te rajonit, si dhe vendeve nikoqire, përshirë edhe BE-në.

Go to TOP