Osmani: “Termokos” gati për sezonin e ri ngrohës dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Kryeshefi i “Termokos”, Fisnik Osmani, së bashku me bordin e drejtorëve të ndërmarrjes, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë takim u diskutuan përgatitjet për fillimin e sezonit të ri ngrohës, si dhe projektet kapitale që po zhvillon “Termokos”.

Osmani theksoi se përkrahja e vazhdueshme nga Komuna e Prishtinës është thelbësore për transformimin e sistemit të energjisë termike.

“Një ndër prioritetet kryesore është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes për të mbuluar të gjithë Prishtinën. Master plani i zgjerimit, i cili është në fazën përfundimtare, synon të rrisë efikasitetin dhe të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP