Gazetari hulumtues Arbnor L. Buzhala rikthehet me paralajmërime për zbulime të reja mbi premtimet dhe skandalet
Gazetari hulumtues Arbnor L. Buzhala ka njoftuar rikthimin e tij pas një pauze disa mujore për të vazhduar me investigimet e tij mbi premtimet, dështimet dhe skandalet e viteve të fundit.
Në një postim të fundit, ai kërkoi nga ndjekësit e tij 250 pëlqime për “të ndezur motorët” e investigimeve të reja, duke bërë të qartë se nuk do të kursejë në zbulimet e tij.
Me një stil ironik, Buzhala paralajmëron një fazë të re të punës së tij pa asnjë agjendë politike, por me qëllim të informimit të publikut. /Kosova.info/
