Abdixhiku nis mobilizimin rinor për zgjedhjet e 9 shkurtit: koha ta bëjmë të ardhmen tonë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shënuar një moment të rëndësishëm përgatitjesh në Rugovë, ku u takua me 100 të rinj e të reja të Forumit të LDK-së.
“Këta vullnetarë do të shpërndahen në çdo qytet e shesh, për të ftuar më shumë të rinj që të angazhohen në fushatën e madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar ai.
Abdixhiku theksoi se fushata është nisur me shumë pasion e energji, duke u drejtuar drejt një të ardhmeje që, sipas tij, nuk pritet, por ndërtohet.
Ai bëri thirrje për një angazhim të përbashkët rinor që do të ndihmojë në formësimin e vendit për brezat e ardhshëm. /Kosova.info/
