Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush
Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjë dhe Hercegovinën në çdo mënyrë që munden pas përmbytjeve.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira.
“Zemrat tona janë me familjet në Bosnjë dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani në X. /Kosova.info/
Our hearts go out to the families in Bosnia and Herzegovina grieving the loss of loved ones following the devastating floods.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2024
The people of the Republic of Kosovo stand shoulder to shoulder with the people of Bosnia and Herzegovina during these difficult times, and we are ready…
