Zogaj: Rreth 100 biznese gjermane të mirëpritura në Prishtinë për bashkëpunim ekonomik
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se mbrëmë në Kryeqytet u mirëpritën rreth 100 biznese gjermane, në një ngjarje të rëndësishme bashkorganizuar nga Oda Ekonomike Kosovare-Gjermane.
Zogaj theksoi përkushtimin e tij për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe investime në Prishtinë.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për ekonominë lokale dhe mundësi të reja për ndërmarrësit.
