Plagosje me thikë në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një kacafyetje në rrugën ‘Ilaz Agushi’ , në afërsi të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, një grup të rinjsh janë kacafytur mes vete, e ku një person ka mbetur i lënduar me thikë në këmbë.

Policia ka arritur me kohë në vend të ngjarjes, duke lokalizuar viktimën dhe dorasin. Sipas dëshmitarëve dorasi është arrestuar.

Go to TOP