Kur u zbulua se trazirat e marsit 2004 i kishte organizuar BIA? 

Një prej ngjarjeve të cilat Kosovës i kushtuan në shumë aspekte ishin trazirat e marsit 2004 për të cilat njohësit e sigurisë janë të bindur se ishte vepër e shërbimit sekret serb.

Më 17 mars 2004, filluan trazirat të cilat zgjatën dy ditë, ku u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u plagosën më shumë se 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen në gjithë Kosovën pas pretendimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, por që shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Për pasojë u dogjën shumë shtëpi dhe objekte kulti serbe, të cilat u rindërtuan ndërkohë me mjetet e buxhetit të Kosovës.

Go to TOP