Zogaj: Partneriteti me MCC, çelës për zhvillimin e projekteve të efiçiencës energjetike në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Millennium Challenge Corporation (MCC), ku u diskutuan projektet e mundshme për qytetin, me fokus të veçantë në efiçiencën energjetike.

Zogaj falënderoi MCC për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar për përmirësimin e jetës në Prishtinë, duke përmendur bashkëpunimin e tyre në projektin e Ulpianës.

Ai theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe për sigurimin e një të ardhmeje më të gjelbër për qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP